Stafi i Bleta.net kerkon me artikullin ne vijim te shuaj sado pak kureshtjen tuaj per sa i perket internetit dhe teknologjive te bazuara mbi te. E gjithe kjo behet per tju afruar me shume me sherbimet e shumta qe inteneti mund t’ju ofroje dhe per t’ju bere te kuptoni me fjale me shume popullore se sa teknike se si mund te punoni, argetoheni apo te zgjeroni biznesin tuaj duke kuptuar me mire ato cka ju mundeson lidhja me rrjetin global te kompiuterave me te madh ne bote.
Protokoll Komunikimi
Nje protokoll percakton formatin dhe renditjen e mesazheve te shkembyera ndermjet dy ose me shume paisjeve komunikuese, si edhe veprimet qe duhet te kryhen si rrjedhoje e dergimit apo marrjes te nje mesazhi. Me fjale te tjera nje protokoll eshte nje bashkesi rregullash me ane te te cilave dy individe ose dy sisteme mund te shkembejne informacione(te dhena). Shebull i nje protokolli ndermjet njerezve mund te ishte:
  1. Duhet te flasin te njejten gjuhe
  2. Perpara se te flasesh sigurohu qe te tjeret nuk po flasin
  3. Perpara se te flasesh sigurohu qe te tjeret jane gati te degjojne
Sot ne internet protokolli me i perdorur eshte TCP/IP dhe mbi te jane te bazuar shume protokolle te tjere si: HTTP, SMTP, SNMP, FTP, Telnet, ECHO, SIP, SSH, NFS, RTSP, XMPP, Whois, ENRP, e te tjere.
Ngjitu siper
Nderlidhes
Nderlidhesit bejne te mundur lidhjen fizike ndermjet dy ose me shume paisjeve komunikuese. Ekzistojen nderlidhes te tipeve te ndryshem, keto dallohen nga shpejtesia, cilesia, gjatesia maksimale, etj. Disa prej tyre jane: kabell koaksial, kabell telefonik, kabell rrjeti(RJ45), fibra optike, lasera, lidhje satelitore apo radio vale.
Ngjitu siper
Bit dhe Byte
Njesia elementare ne boten e kompiuterave eshte bit-i. Nje bit eshte nje shifer e sistemit binar te numrave, me vlere 0 ose 1. Simboli eshte bit ose b(e vogel). bit-i perdoret zakonisht per te shprehur shpejtesine e transferimit te informacionit. Shumefishat mund te shprehen edhe me fuqite e dhjetes ne ketu do te perdorim fuqite e dyshit.
Disa prej shumefishave jane:
  • 1 kilobit (kb) = 1024 b
  • 1 megabit (Mb) = 1024 kb
  • 1 gigabit (Gb) = 1024 Mb
  • 1 terabit (Tb) = 1024 Gb
  • 1 petabit (Pb) = 1024 Tb
Psh: Nje shpejtesi lidhjeje prej 128 kbps do te thote qe mund te transferohet nje informacion prej 128 x 1024 = 131072 bit ne sekonde.
Ndonese kjo vlere mund tju duket shume e madhe ne te vertete eshte shume pak. Per me shume shikoni Shpejtesia e Lidhjes.
Duke qene se me nje bit nuk mund te shprehe shume informacion perdoret nje njesi tjeter qe quhet byte dhe qe eshte i barabarte me 8 bit. Simboli eshte B(e madhe) megjithese nuk eshte nje standart ky eshte me i perdoruri. Byte perdoret zakonisht si njesi matese memorie ne boten e kompiuterave.
Disa prej shumefishave jane:
  • 1 kilobyte (kB) = 1024 B
  • 1 megabyte (MB) = 1024 kB
  • 1 gigabyte (GB) = 1024 MB
  • 1 terabyte (TB) = 1024 GB
  • 1 petabyte (PB) = 1024 TB
Psh: Nje floppy disk (diskete) eshte 1.44 MB, Nje CD-Rom eshte 650 MB, Nje harddisk eshte 160 GB.
Ngjitu siper
Shpejtesia e lidhjes
Shpejtesia e lidhjes shprehet me numrin e bit-eve qe transferohen ne njesine e kohes, pra bit per sekond(bps ose b/s).
Shumefisha jane:
  • kilobit per second kbit/s (kbps) = 1024 bps
  • megabit per second Mbit/s (Mbps) = 1024 kbps
  • gigabit per second Gbit/s (Gbps) = 1024 Mbps
  • terabit per second Tbit/s (Tbps) = 1024 Gbps
Per te bere me te qarte shpejtesine dhe simbolet e perdorur po ju sjellim dy shembuj:
Psh: Nje faqe e thjeshte interneti eshte normalisht rreth 20 kB (kilobyte), per te gjetur kohen qe do tju duhej per te hapur kete faqe(pa futur ne loje parametra te tjere), veprojme ne kete menyre:
  • Ne fillim kthejme te dhenat ne te njejtat njesi.
    Kthejme nga byte ne bit: 20 kB = 20 * 8 = 180 kb (kilobit)
  • Me nje shpejtesi 56 kbps do te na duheshin: 180 kb / 56 kbps = 3 sekonda
  • Me nje shpejtesi 256 kbps do te na duheshin: 180 kb / 256 kbps = me pak se nje sekonde
Per te shkarkuar nje kenge nga interneti rreth 4 MB (megabyte)
  • Ne fillim kthejme te dhenat ne te njejtat njesi.
    3 MB = 3 * 8 = 24 Mb (megabit) = 24 * 1024 = 24576 kb (kilobit)
  • Me nje shpejtesi 56 kbps do tju duheshin: 24576 kb / 56 kbps = gati 440 sekonda ( 6 minuta )
  • Me nje shpejtesi 256 kbps do tju duheshin: 24576 kb / 256 kbps = 96 sekonda (1 minute e gjysem)
  • Me nje shpejtesi 512 kbps do tju duheshin: 24576 kb / 512 kbps = 48 sekonda
Ngjitu siper
Rrjet Kompiuterash (Network)
Dy ose me shume kompiutera te lidhur fizikisht(qofte edhe jo ne menyre te drejtperdrjete) ndermjet tyre dhe qe jane ne gjendje te komunikojne me njeri tjetrin. Lidhjet ndermjet kompiuterave jane te ndryshme dhe realizohen me ndihmen e paisjeve te ndryshme, ketu po ju sjellim dy kategorite kryesore:
  1. Lidhja me elementare eshte lidhja direkte ndermjet dy kompiuterave
  2. Rasti tjeter eshte kur duam te lidhim ne rrjet me shume se dy kompiutera dhe ne kete rast mund te perdoret nje paisje tjeter ndihmese si switch apo hub.
Ne base te shtrirjes gjeografike rrjetet ndahen ne 3 tipologji:
  • LAN (Local Area Network) ose rrjet lokal, eshte nje rrjet i vogel kompiuterash me nje shtrije gjeografike te kufizuar, zakonisht brenda nje zyre, shtepie apo ndertese.
  • MAN (Metropolitan Area Network) eshte nje rrjet i perbere nga disa LAN, zakonisht ka shtrirje brenda nje qyteti ose zone te nje qyteti.
  • WAN (Wide Area Network) shtrihet gjeografikisht ne me shume se nje qytet ose ndermjet shteteve dhe eshte i formuar nga disa MAN ose LAN. Ekzistojne disa WAN, interneti eshte nje prej tyre dhe me i madhi duke pasur parasysh qe shtrihet ne te gjithe boten.
Ngjitu siper
Interneti
Fjala internet perbehet nga fjala latinisht inter (nder) dhe fjala anglisht net qe eshte shkurtim i fjales network qe do te thote rrjet.
Do te na pelqente ti jepnim internetit nje shpjegim me nje fjali te vetme, por interneti eshte kompleks si nga paisjet qe e perbejne ashtu edhe nga sherbimet qe ofron. Nuk do te zgjatemi me historine e internetit, por do te perpiqemi te japim nje shpjegim sa me te qarte per internetin duke u bazuar ne sherbimet qe ai ofron.

Kur mendon per internetin mund te vijne ne mendje shume pyetje:
  • Cfare eshte interneti?
  • I kujt eshte?
  • Kush paguan per gjithe kete?
  • Pse duhet te lidhem ne internet?
Interneti eshte nje bashkesi e madhe kompiuterash dhe paisjesh te tjera elektronike te lidhura ndermjet tyre qe komunikojne duke perdorur protokollin TCP/IP.
Interneti nuk eshte nje rrjet i thjeshte kompiuterash, perkundrazi interneti perbehet nga shume nen-rrjete private, publike ose komerciale te lidhura ndermjet tyre. Prandaj internetit mund ti referohemi edhe si nje rrjet rrjetesh(network of networks). Po I kujt eshte interneti ose ky rrjet I madh kompiuterash, ne te vertete nuk ka nje pronar te vetem, megjithese mund te dihen pronaret e nen-rrjeteve (psh: ju jeni pronari I kompiuterit ose rrjetit te kompiuterave tuaj).
Ne nje kend veshtrimi interneti eshte I te gjithe atyre qe e perdorin, sepse te gjithe bejne pjese ne te, por nga ana tjeter asnjeri nuk eshte pergjegjes per funksionimin e internetit. Megjithese ekzistojne disa shoqeri dhe organizma qe rregullojne komunikimin dhe zoterojne rrjetet me te medhenj. Zakonisht ne internet kemi dy lloj perdoruesish ato qe japin informacione(SERVERA) dhe ato qe marrin informacione (Kliente). Konkretisht per te pare nje faqe interneti ju beni kerkese tek nje server, nese serveri e pranon kerkesen informacioni I kerkuar vjen tek kompiuteri juaj dhe ju shikoni faqen ne ekran. Ne kete rrjet te madh jane te lidhur miliona e miliona kompiutera nga e gjithe bota, te cilet shkembejne miliarda informacione. Kuptohet qe keto lidhje nuk mund te jene fizikisht te drejtperdrejta.
Por si behet e mundur kjo lidhje? Interneti eshte i organizuar ne nje hierarki ose livele. Nje perdorues lidhet ne internet nepermjet ISP (Internet Service Provider) psh BLETA. ISP i ofrojne klienteve lidhje ne internet me shpejtesi dhe karakteristika te ndryshme. Per te mundesuar komunikimin ndermjet perdoruesve te internetit dhe per ti mundesuar perdoruesve te marrin informacione te shperndara neper bote keto ISP lidhen me ISP te tjera ne livel kombetar ose nderkombetar, vete keto ISP te livelit II lidhen me ISP te livelit I te cilet mundesojne lidhje interkontinentale (si AT&T, Sprint, etj..)
Ngjitu siper
Web(World Wide Web) ose WWW
Duhet te keni parasysh qe Web nuk eshte sinonim me internetin. Ato jane dy gjera te ndryshme por shume te lidhura me njera tjetren.
Interneti eshte nje rrjet I madh kompiuterash qe lidh miliona e miliona kompiutera ne te gjithe boten. Te cilet shkembejne informacione te ndryshme ndermjet tyre duke perdorur protokolle te ndryshem. Ne baze te tipit te informacioneve te shperndara, interneti ndahet dhe perdoret per qellime ose sherbime te ndryshme si: Faqe interneti, e-mail, File sharing etj...

Web eshte nje menyre me ane te se ciles mund te shperndahet nje lloj informacioni ne internet. Web eshte sherbimi kurse interneti eshte transportuesi. Web eshte nje prej sherbimeve kryesore te internetit. Ashtu si E-Mail perdor strukturen e internetit per te shperndare posten ashtu edhe Web perdor strukturen e internetit per qellimet e tij qe ne rastin konkret eshte shperndarja e faqeve web.
Nje analogji do te ishte me FAX-in. FAX perdor rrjetin telefonik per te shperndare ne te gjithe boten nje lloj informazioni te caktuar. Qe faksi te dergohet dhe te merret, ne te dy anet duhet te kete aparate te cilat jane ne gjendje te interpretojne protokollin e FAX-it. Ashtu edhe Web per te kryer funksionalitetin e tij ne te dy anet e komunikimit perdor dy “paisje”, Web Server nga njera ane i cili mban faqet web dhe nje browser nga ana tjeter i cili kerkon nga web server keto faqe dhe ia shfaq perdoruesit. Web perdor protokollin http, nje prej gjuheve te folura ne internet, per te transmetuar te dhena. Web perdor browsera si Internet explorer ose Netscape per te marre informacione te quajtura faqe web(web pages). Keto faqe web lidhen ndermjet tyre me ane te hyperlinks. Faqet Web jane te formatuara(te ndertuara) sipas nje gjuhe qe quhet HTML.
Ngjitu siper
E-Mail
Nje shkurtim i fjales Electronic Mail ose Posta Elektronike eshte nje nga shume sherbimet qe ofron interneti me ane te te cilit cdo perdorues mund te dergoje dhe marre mesazhe te ndryshme nga kushdo ne bote. Per te perdorur kete sherbim ju nevoitet nje adrese E-mail. Kjo adrese eshte e juaja dhe ju identifikon ne te gjithe boten. Adresa eshte e formes emrijuaj@domain name psh: kontakt@bleta.net.
Duhet thene qe E-mail eshte nje nga sherbimet me te perdorura ne bote. Dergimi dhe marrja e mesazheve eshte falas dhe mund te behet ne cdo moment te dites."Bleta.net" i ofron cdo perdoruesi qe hyn ne ketegorine familjare nje adrese email te zgjedhur prej tij, te tipit emrijuaj@bleta.net pasi te keni bere nje abonim per sherbim interneti me ne. Gjithashtu bleta.net mund te ofroje nje numer te pa limituar adresash email'i per bizneset. Shume nga keto adresa jepen falas pasi te jete bere abonimi perkates per sherbimin Internet me "Bleta.net".
Ngjitu siper
HTML(HyperText Markup Language)
Formati I dokumentave te perdorur ne web. Faqet web ndertohen duke perdorur tag(kode) HTML te nderthurura me textin. HTML percakton paraqitjen e faqes, shkrimin dhe elementet grafike si edhe linqet tek faqe te tjera ne web.
Ngjitu siper
Faqe Web (Web Page)
Faqja web eshte nje dokument i krijuar me gjuhen HTML/XHTML (Hypertext Markup Language) ndryshe quhet edhe dokument HTML ose dokument Web.
Ju mund te lexoni nje dokument HTML qe ndodhet diku ne Internet me ane te nje programi qe quhet web browser. Keto programe lexojne nje dokument HTML dhe jua paraqisin me te gjitha informacionet qe dokumenti mund te permbaje si text, foto, apo video ne ekran. Nje faqe web mund te permbaje linqe tek faqe te tjera ose dokumenta ne vende te ndryshme.
Ngjitu siper
Sit Web (Website)
Eshte grup faqesh web te cilat jane te lidhura(linkura) me njera tjetren dhe qendrojne ne nje server web. Kur shkojme tek nje sit web zakonisht na shfaqet faqja kryesore ose home page. Nje server i vetem mund te mbaje shume site web.
Ngjitu siper
Web Marketing
Ngjitu siper
Web Server
Nje kompiuter I cili shperndan faqe web browserave dhe informacione te tjera nepermjet protocollit HTTP.
Ngjitu siper
Web Hosting
Eshte nje prej sherbimeve te internetit i cili i jep mundesine individeve ose kompanive te ruajne (te regjistrojne) te dhena, foto, video apo cfaredo lloj informacioni qe mund te pranohet ne web. Web hosting ofrohet nga shoqeri te cilat lejojne qe nje hapesire e dedikuar ne serverat e tyre te perdoret nga klientet.

Per cfare sherben web hosting? Ne pjesen me te madhe te rasteve perdoret per te hostuar(mbajtur, ruajtur) faqe web por mund te perdoret edhe per te mbajtur informacione te ndryshme si foto apo video te cilat mund te shikohen nga perdorues te tjere ane e mbare botes.
Ngjitu siper
Web Design
Eshte ndertimi dhe vizatimi i faqeve web duke perdorur HTML, CSS dhe imazhe. Web-design eshte nje pjese e fillimit te nje siti web i cili mund te perfshije konfigurimin e serverit web, ndertimin e programeve te ndryshme, sigurine etj...
Ngjitu siper
Domain name
Eshte nje seri karakteresh alfanumerike te ndare me pika, psh: www.bleta.net, kjo seri eshte nje adrese e cila identifikon nje kompiuter ne internet.
Ne te vertete procesi i identifikimit eshte pak me i gjate, por ne nuk do te zgjatemi shume tek kjo. Po ju themi vetem qe ne te vertet nje kompiuter indentifikohet nga nje adrese numerike psh: 213.34.56.122 dhe per te qene me e lehte per njerezit kesaj adrese i bashkangjitet nje emer domain name psh: bleta.net. Si do te ishte me e thjeshte per te pare nje sit web te shkruanit adresen http://213.34.56.122 apo http://www.bleta.net! Domain name perbehet nga emri dhe ekstensioni. Emrin e zgjidhni ju sipas deshires dhe ekstensionet jane te percaktura (psh: .com, .net, .biz, .tv, .info, etj..).

Per te pasur nje domain name tuajin gjithmone nese nuk eshte i zene, ju duhet te beni nje kerkese tek nje shoqeri e cila ofron kete sherbim si BLETA.
Ngjitu siper
E-commerce(Electronic Commerce)
Te besh biznes on-line(ne internet) zakonisht nepermjet web-it.
Me ane te ketij sherbimi ju mund te shisni produktet tuaja online, te mbani dyqanin tuaj hapur 24 ore ne dite dhe 365 dite ne vit. Klientet mund tju paguajne me karte krediti, llogari bankare apo menyra te tjera. Gjithcka vetem me nje klik. Bleta realizon portale te medha e-commerce per te gjitha llojet e aktiviteteve.
Ngjitu siper
VOD (Video On Demand)
Nje perkthim i afruar me shume kuptimit do te ishte „Video sipas kerkeses“. Mundesia per te shperndare nje film, ndeshje apo cfaredo lloj programi video ku dhe kur klienti e kerkon ate. Over IP Video (OIPV) eshte nje teknologji e cila be te mundur transmetimin e VOD ne Internet.
Ngjitu siper
VoIP
Eshte nje teknologji e cila ben te mundur transmetimin e zerit ne internet. Me ane te saj behet i mundur sherbimi telefonik edhe ne internet duke ulur shume kostot dhe duke ofruar mundesi te panumerta lidhjeje.
Psh: Duke pasur nje lidhje interneti dhe nje laptop ju mund te keni telefonin tuaj gjithmone me vete me te njejtat cmime dhe te njejtin numer.
Ky eshte nje sherbim shume i rendesishem e plot avantazhe per ju perdrues te internetit apo shoqeri qe deshironi te keni tarifa me te mira e te lira per trafikun tuaj. Bleta ofron telefonata gratis per te gjithe abonenten brenda rrjetit te saj dhe cmime shume konkuruese per thirrje nderkombetare.
Ngjitu siper
Stafi Bleta.net
Ate cka larva e quan fund bote,
pjesa tjeter e botes e quan flutur.